Një femër u ngacmua seksualisht në Mitrovicë
Një femër derisa po ecte rrugës në Mitrovicë është ngacmuar seksualisht nga një mashkull.
Ajo ka raportuar rastin në polici dje rreth orës 13:00.
Policia në raportin 24 orësh njofton se në lidhje me rastin janë shoqëruar i dyshuari dhe dëshmitari meshkuj kosovarë të cilët janë intervistuar lidhur me rastin, dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./21Media