Rita Ora ka disa fjalë pasi u nderua me titullin “Naim Frashëri”
Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Rita Ora sot u nderua nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me titullin e lartë “Naim Frashëri”.
E për këtë nder që iu bë, Rita u shpreh falënderuese. Ajo publikoi fotografi nga ceremonia për mbi 16 milionë ndjekësit e saj në instagram, me ç’rast theksoi se ngjarja e sotme do të jetë prej gjërave që s’do ta harrojë kurrë në jetë.
View this post on Instagram
Ndryshe, të martën, në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”, Rita Ora do të performojë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në një koncert falas për të gjithë qytetarët./21Media