Koleksioni i këmishave nga Springfield që do të pasurojë garderobën tuaj

Këmisha, është veshja më e nevojshme për çdo gardërobë. Këmisha është një shoqërues i denjë për festa, darka, punë, qofshin ditë të ftohta apo me diell… Me pak fjalë, këmishat janë gjithmonë me ne dhe vazhdojnë të jenë një pjesë kyçe në garderobën tonë.
Këmishat e koleksionit ‘Be Your Shirts’ nga Springfield përshtaten me identitetin dhe stilin e gjithësecilit.
Springfield ‘Reconsider’ është një brend i cili po kombinon trendet e fundit me angazhimin për të prodhuar produkte gjithnjë e më të qëndrueshme duke përdorur lëndën e parë të ricikluara, organike dhe të qëndrueshme, me teknologjitë që kursejnë ujin, kimikatet dhe energjinë në proceset e prodhimit.
Këtu po ju sjellim disa lloje të këmishave nga brendi Springfield të koleksionit ‘Be Your Shirts’ të cilat kombinohen për raste të ndryshme në jetën tuaj, e gjithmonë duke ju frymëzuar për një stil të ri dhe në modë.
Për stilin e meshkujve ju këto këmisha mund t’i kombinoni duke veshur me xhinse apo edhe duke shtuar një maicë bazike të veshur përfundi këmishës, me këtë ju mund të krijoni një stil të thjeshtë dhe shumë në modë.
Po ashtu, sa i përketë stilit të femrave ju këto këmisha mund t’i kombinoni duke veshur me xhinse, për një stil urban apo edhe duke veshur me një fund për të krijuar një stil elegant.
Nëse dëshironi të ndjekni hapin me trendet e fundit, ju mund të eksploroni në dyqanet e Springfield në Albi Mall dhe Galeria Shopping Mall apo edhe në www.albionline.com dhe të gjeni frymëzimin tuaj. Ndiqni rrjetet sociale të @springfield_kosovo.

Tekst i sponsorizuar.

Show More
Back to top button