Milani në krizë para ndeshjeve të rëndësishme

Skuadra e Milanit do të rikthehet në stërvitje pas ndeshjeve të përfaqësueseve, mirëpo ka një krizë lëndimesh para sfidave të rëndësishme ndaj Empolit, Chelseat dhe Juventusit.
Milani u kanë dhënë një ditë shtesë pushim futbollistëve që kthehen nga Liga e Kombeve, para se të marrin pjesë në fushën stërvitore Milanello.
Kjo periudhë nuk ka qenë e këndshme për Stefano Piolin, duke qenë se Mike Maignan do të mungojë një muaj pas lëndimit në kofshë duke luajtur për Francën.
Po ashtu, edhe Theo Hernandez u largua më herët për shkak të një problemi muskulor, megjithatë është duke treguar përmirësim dhe mund të kthehet ndaj Juves ose së paku të jetë në bankën rezervë ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve.
Alessandro Florenzi dhe Zlatan Ibrahimovic vazhdojnë të mbesin jashtë fushe që një kohë të gjatë.

Back to top button