Strip dedikuar jetës së mbretëreshës Elizabeta II

Jeta e mbretëreshës Elizabeta II, monarkes e cila sundoi më së gjati në Britani, tani vjen me imazhe në strip. Këtë strip e lansoi kompaia amerikane TidalWaveComics, e cila publikon stripa me biografi, adaptime nga filmat dhe tituj origjinal me personazhe të cilat i krijon vetë.
TidalWaveComics në këtë strip paraqet jetën private dhe publike të mbretëreshës, ngjarjet e rëndësishme në të cilat ka marrë pjesë, skandalet familjare të tyre, dhe krizat.
Mbretëresha Elizabeta II vdiq me 8 shtator 2022 në moshën 96 vjeçare.
Trupi i saj u vendos pranë atij të bashkëshortit të saj Princit Fillip me 19 shtator.
Stripi dedikuar asaj ka 30 faqe, dhe është pjesë e serisë së publikimeve “Tribute”.
Ai fillon me bletarin e pallatit mbretëror i cili njofton për vdekjen e mbretëreshës, traditë kjo shekullore e rrënjosur në një bestytni për prodhimin e mjaltit.
Me këtë rast, bashkë-tekstshkruesi Michael Frizell në një deklaratë ka treguar se stripin ka dashur ta fillojë me diçka të vogël, siç është legjenda për bletët, dhe kështu ka vepruar. Më pas ka vazhduar me ngjarje më të mëdha, e deri te funerali i mbretëreshës ku morën pjesë miliona persona nga e mbarë bota.
Kjo ishte një mënyrë e duhur për të përshkruar sundimin 70 vjeçar të mbretëreshës, ka sqaruar ai.
Stripi dedikuar mbretëreshës Elizabeta II u lansua edhe në mënyrë digjitale./21Media

Back to top button