A do ta sjellë PDK-ja Shakirën në Mitrovicë?

Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Mitrovicës, Valdete Idrizi, nuk pranoi të tregoj nëse Partia Demokratike e Kosovës, që qeverisë në këtë komunë, do të realizojë premtimin e ish-kryetarit Agim Bahtiri, që ta sjellë Shakirën në Mitrovicë.
Në 21 Gradë të RTV21, Idrizi tha se qytetarët ende bëjnë shaka me këtë deklaratë.
“Ish-kryetari ka folur shumë, ka premtuar shumë dhe ka thënë që do ta sjellim Shakirën që ta bashkojë Mitrovicën, faktikisht kjo ka qenë bashkë. Nuk di a ka qenë shembulli më i mirë a jo, t’u i parë zhvillimet e fundit se çfarë ndodhi dhe me jetën e Shakirës”, tha Idrizi.
“Njerëzit bëjnë shaka çdo ditë me këtë deklaratë që ka qenë shumë serioze prej anës së tij. Është nivel shakaje dhe natyrisht se e përmendin qytetarët”, shtoi ajo./21Media

Back to top button