Kryeministri Rama pret me nderime shtetërore von der Lyen

Pas vizitës në Kosovë, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen po qëndron në Shqipëri ku është pritur me nderime të larta shtetërore nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Pas takimit me kryeministrin Rama do të mbajnë konferencë të përbashkët për medie.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen gjatë vizitës në Kosovë konfirmoi edhe njëherë përkushtimin e KE-së ndaj Kosovës dhe rajonit..
Sipas saj, Kosova ka shënuar progres të madh dhe përkushtim në rrugëtimin evropian.
“Vendi i Kosovës është në Bashkim Evropian, jam e bindur për këtë, dhe këtë po e dëshmoni për çdo ditë. Evropa nuk është e plotë pa Kosovën. BE-ja është i përkushtuar në procesin e zgjerimit dhe do t’ju mbështesim aq sa mundemi për t’ju bashkuar BE-së”./21Media

Back to top button