Kombëtarja U19 grumbullohet në Gjakovë

Në kuadër të javës evropiane, grumbullimin e parë do ta kenë hendbollistet e Kombëtares U19 të Kosovës.
Grumbullimi fillon të hënën në Gjakovë, ndërsa lojtaret do të ushtrojnë nga dy herë në ditë deri të premten.
Federata e Hendbollit e Kosovës thotë se i kushton rëndësi të madhe ngritjes së kombëtareve të grupmoshave të reja dhe pas Kombëtares U17 ka vendosur ta grumbullojë edhe Kombëtaren U19, që vitin e ardhshëm paraqitet në Kampionat Evropian.
Kryetrajneri i kësaj grupmoshe, Granit Sahiti, ftoi 25 lojtare në kampin përgatitor. Shumica e lojtareve janë të klubeve tona, ndërsa disa lojtare vijnë nga Norvegjia dhe Suedia , ku hendbolli është shumë i zhvilluar.
Grumbullime tjera planifikohen për këtë gjeneratë në muajt e ardhshëm.
Sahiti në punë me hendbollistet e grupmoshës U19 do të ndihmohet nga Fatmire Basholli. Grumbullimi bëhet nga ora 12:00 deri në ora 13:00 në hotelin “Amsterdam” në Gjakovë./21Media

Back to top button