Goli i sezonit? Messi bombardoi portën e Troyes 

Superylli argjentinas, Lionel Messi si duket iu rikthye formës më të mirë, me ç’rast, nuk po ndalet së shënuari gola të bukura, si dhe të ndihmojë bashkëlojtarët e tij me asistime.
Messi e bëri të njëjtën gjë edhe sot në ndeshjen kundër Troyes, ku Messi realizoi një gol fantastik dhe regjistroi një asistim te goli i Neymarit.
Messi shënoi në minutën e 55’ për ta barazuar rezultatin në 2:2 për PSG-në kundër Troyes, gol ky i cili lehtësisht mund të thuhet se do të jetë në garë për golin më të mirë të sezonit.
Messi lëshoi një raketë nga një largësi prej afro 30 metrash larg portës, duke shënuar golin e tij të shtatë këtë sezon në Ligën 1 me PSG-në.

Back to top button