Kaloni te përmbajtja kryesore

Gërvalla: Serbia po kërkon konflikt

Ushtria e Serbisë sot tha se ka rrëzuar një dron komercial, për të cilin ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha se ka hyrë nga Jarinja.
E këto pretendime, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, i ka quajtur të rreme, ndërsa ka akuzuar Serbinë se po “kërkon konflikt”.
“Sërish një operacion i rremë i Vuçiqit me qëllim të fajësimit të palës tjetër, po ngrit tensione. Asnjë kërcënim i vetëm për Serbinë. Aso kohe, Millosheviqi, tash përfaqësuesit e Putinit, Vuçiqi dhe Daçiqi, qartë po ndjekin një skenar: po kërkojnë konflikt”, tha Gërvalla-Schwarz në Twitter.
Ajo potencoi se viti 2022 nuk është viti 1991,1992/96 apo 1998/99. “Në vitin 2022, Kosova është e pavarur, dhe NATO-ja dhe SHBA-ja mbrojnë paqen e Ballkanit”, përfundoi ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button