Opera e Kosovës me koncert në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Operës

Opera e Kosovës organizon koncert në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Operës, 1 vjetorit të koncertit të inaugurimit të institucionit të Operës së Kosovës dhe festave të Nëntorit.
“Koncert në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Operës, një vjetorit të koncertit inaugurues të institucionit të Operës së Kosovës dhe festave të Nëntorit, me arie dhe fragmente nga Operat Shqiptare, të interpretuara nga solistë dhe ansamble vokale e instrumentale”, bëhet e ditur në njoftimin në Facebook të Operës së Kosovës.
Koncerti mbahet nesër, 4 nëntor, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në ora 20:00./21Media

Back to top button