Franca eliminoi Anglinë

Ka përfunduar ndeshja mes Francës dhe Aglisë.
Ndeshja e katërt e çerekfinales së Kupës së Botës e zhvilluar në stadiumin “Al Bayt” në Al Khor, i ka takuar francezëve.
Franca, fituese në fuqi e Kupës së Botës, triumfoi të shtunën mbrëma kundër Anglisë me rezultatin, 2:1.
Francezët me këtë triumf do të luajnë në gjysmëfinale të mërkurën kundër Marokut, që gjatë ditës eliminoi Portugalinë.