Rama: Dhuna s’ka vend askund, tifozët të kultivojnë frymën e respektit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas incidentit mbrëmë, në ndeshjen Prishtina – Trepça.
Rama ka thënë se dhuna është e papranueshme, dhe s’ka vend në kryeqytet.
Njëkohësisht, Rama u bëri thirrje tifozërive, “që ta kultivojnë frymën e tolerancës dhe respektit reciprok”.
“Dhuna e shfaqur mbrëmë në ndeshjen KB Prishtina – KB Trepça është e papranueshme dhe nuk ka vend në kryeqytet, e askund tjetër! Jemi të lumtur që KB Prishtina fitoi superkupën mbrëmë, mirëpo nga dhuna e shfaqur u zbeh edhe gëzimi për fitoren e merituar. Sporti ka të bëjë me shpirtin garues në frymë tolerance e respekti reciprok, prandaj u bëj thirrje edhe tifozëve që ta kultivojnë një frymë të tillë”, ka shkruar Rama./21Media

Back to top button