Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë vikendit parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm.
Të shtunën i gjithë territori do të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me origjinë nga jugperëndimi i vendit.Kjo situatë meteorologjike do të ketë vranësira të dendura dhe reshje shiu.
“Reshjet me intensitet mesatar deri të lartë do të jenë në perëndim dhe veriperëndim të vendit,
kurse pjesët tjera do të kenë të intensitetit të dobët e herë-herë mesatar”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se temperatura më e ulët do të lëvizin ndërmjet 4 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmet 11 deri në 14 gradë Celsius. Do të fryejë erë kryesisht nga ana e jugperëndimit dhe perëndimit me shpejtësi 1 deri në 8 m/s.
Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët, por nuk parashihen reshje .
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 2 gradë Celsiun , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin 3 deri në 5 gradë Celsius.Do të fryejë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit./21Media

Back to top button