Barrikadat në veri nuk hiqen

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, nuk është përgjigjur ende një kërkese të Qeverisë së Serbisë për kthimin e forcave serbe të sigurisë në Kosovë.
Por, KFOR tha se ka kapacitetet për të ofruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet, në përputhje me mandatin e tij sipas Rezolutës 1244.
Pjesëtarët e komunitetit serb në veri të Kosovës prej më shumë se një jave kanë vendosur barrikada në shenjë proteste, siç thonë, ndaj arrestimit të një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, me dyshimin se është përgjegjës për shpërthimet në objektet e Komisionit Komunal zgjedhor.
Nga pesë barrikada në veri, që bllokuan jetën e qytetarêve, në ditët e fundit janê shtuar edhe dy të tjera, njêra nga të cilat në afërsi të fshatit Çabër, të banuar me shumicë shqiptare.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Scveçla ka thënë se Institucionet e Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për t’i larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.
Të mbyllura vazhdojnê të jenë edhe vendkalimet Jarinje dhe Bërnjak, nën kontrollin e policisë së Kosovës./21Media 

Back to top button