Kaloni te përmbajtja kryesore

Tërmet i fuqishëm në Kaliforni, dy viktima

Dy persona kanë vdekur dhe mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike pasi një tërmeti me magnitudë 6.4 goditi Kaliforninë veriore.
Lëkundjet, 350 km në veri të San Franciskos, kanë shkaktuar dëme të shumta në rrugë.
Autoritetet kanë mbyllur disa rrugë dhe kanë paralajmëruar publikun që të përgatitet për pasgoditje.
Tërmeti ra në orën 02:34 pasdite të martën. Ai shkaktoi deri në 80 tërmete më të vogla midis magnitudës 4.6 dhe 2.5, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA.
Zyra e Sherifit të Qarkut Humboldt tha se 11 persona ishin lënduar përveç dy të vdekurve.
Lëkundjet i çanë linjat e gazit, duke shkaktuar rrjedhje. Një ndërtesë mori flakë dhe u shua me shpejtësi, ndërsa dy ndërtesa të tjera u shembën.
Autoritetet janë ende duke vlerësuar dëmet. Ekuipazhet e shërbimeve thonë se mund të duhen ditë për të rivendosur energjinë në zonën e largët, të pyllëzuar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button