Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia me Lamborghini dërgon veshka në spitale

Policia italiane ka përdorur supermakinë Lamborghini për të dërguar dy veshka në pacientë që ishin qindra kilometra larg njëri-tjetrit.
“Duke udhëtuar për të dërguar dhuratën më të bukur të Krishtlindjes – jetën”, ka thënë në një postim në rrjetet sociale policia, bashkë me një fotografi ku tregohet një kuti e ndarë posaçërisht për të transportuar veshkat.
Policia bëri të ditur se dy personave u janë transplantuar veshkat.
Organet u dërguan nga Padua në spitalet Modena dhe më pas në Romë.
Lamborghini i cili ka shpejtësi maksimale 300km/h, ishte dhuratë për policinë nga prodhuesi i veturës. Vetura është përcaktuar për t’u përdorur në operacione normale policore, por edhe për transportin e gjakut dhe organeve.
Një tjetër Lamborghini Huracán operohet nga patrulla e autostradës në Romë, ndërsa një Lamborghini Gallardo e vitit 2009 e përdorur dikur nga policia tani është në një muze./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button