Hajnat vjedhin arsenal armësh në një shtëpi në Ferizaj

Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari, pesë pistoleta, tre snajper, një pushkë gjysmë-automatike, katër pushkë gjuetie, 100 fishekë, katër palë dylbi, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti që është cilësuar “vjedhje e rëndë” ka ndodhur dje në rrugën “Behxhet Sojeva”, në Ferizaj.
Rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button