Çitaku: Rritje kanë shënuar vetëm çmimet e produkteve bazike dhe emigrimi

Duke komentuar vlerën e koeficientin e ri të pagave, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se rritje kanë shënuar vetëm çmimet e produkteve bazike si dhe emigrimi
“105 euro vlera e koeficientit të pagave. Në Kosovë në këto dy vite rritje substanciale kanë shënuar vetëm çmimet e produkteve bazike dhe emigrimi”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Sot Kryeministri Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka njoftuar se koeficienti për pagat për vitin 2023 do të jetë 105.Ai po ashtu është zotuar se ky koeficient do të ndryshojë vitin e ardhshëm, do të jetë 110.
Ndonëse Kurti para gazetarëve e ka vlerësuar këtë si rritjen më të madhe e pagave ndonjëherë në vend, opozita nuk janë pajtuar e të cilët edhe sot lëshuan sallën e Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme. Opozita e ka cilësuar cilësuar si vlerë të ulët dhe të papërballueshme për qytetarët në raport me inflacionin.
Partia Demokratike e Kosovës do të propozojë amandamentimin e Ligjit për Buxhetin, me kërkesën për rritje të koeficientit të pagës në sektorin publik në vlerën 120 euro.
Kjo është bërë e ditur nga koordinatori i departamentit për financa në PDK, Arben Mustafa, në konferencë për medie të mërkurën./21Media

Back to top button