Kaloni te përmbajtja kryesore

Guerrilje urbane në Napoli, gjermanët i vënë flakën qytetit

Akte dhune janë regjistruar në rrugët e qytetit të Napolit, para ndeshjes së kthimit të Champions League përballë Eintracht Frankfurt.

Qindra tifozë gjermanë në qytetin italian janë përplasur me rivalët vendas dhe policinë duke hedhur sende të forta në drejtim të tyre.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, shumë makina janë djegur nga miqtë, mes tyre dhe mjete të policisë.

Qindra efektivë janë angazhuar për mbajtjen e qetësisë, ndërkohë që dëme të shumta raportohen në zonat më të frekuentura të qytetit.

Ka përfunduar me rezultat 3:0 ndeshja Napoli-Eintracht Frankfurt. Napoli eliminoi Frankfurtin dhe u kualifikua për herë të parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button