Kaloni te përmbajtja kryesore

Shpallet data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Mal të Zi

Presidenti malazez, Milo Gjukanoviç njoftoi të premten se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 11 qershor.

“Të gjithë janë të vetëdijshëm për krizën e thellë politike dhe institucionale, të cilën e ka prodhuar mazhoranca e papërgjegjshme. Unë i jam përmbajtur me vendosmëri Kushtetutës, për të mos kontribuar në të. Më 20 gusht (vitin e kaluar), qeveria kishte një jo- votëbesimi. Që atëherë, afati ka përfunduar”, tha Gjukanoviç.

Vendimi i Gjukanoviç erdhi pas skadimit të afatit për formimin e një qeverie të re.

Miodrag Lekiq, i cili ishte ngarkuar me formimin e qeverisë, nuk mundi të siguronte mbështetjen e 41 nga 81 deputetë në afatin e caktuar prej 90 ditësh./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button