Nisma i përgjigjet PDK-së: Çfarë kërkese zyrtare po doni, kjo është hajgare

Nisma Socialdemokrate e ka quajtur si “hajgare” deklarimin e përfaqësuesve të PDK-së se ende nuk kanë pranuar një kërkesë zyrtare nga kjo parti për bashkëpunim për zgjedhjet e qershorit.
Anëtarja e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj, tha për rtv21 se janë të gatshëm për bashkëpunim me PDK-na por kjo gatishmëri nuk është edhe nga ana e PDK-së.
“Përgjigja jem personale është a po e duan kërkesën PDK-ja me shkrim të protokolluar tek administrata e Nismës apo të administrata e PDK-së. Çfarë kërkesë bëhet për koalicion, kjo është me bo hajgare. Është diskutuar brenda partisë, Nisma ka pasur disponim dhe e ka disponimin ndërkohë që s’kemi marrë disponimin e njëjtë të PDK-së. Kemi parë disa anëtarë të PDK që kanë thënë se nuk ka kërkesë nga ne ndërkohë për koalicione të tilla nuk e di çfarë kërkese duhet me bo, përndryshe na e kemi pas dhe e kemi gatishmërinë”, tha Balaj për RTV21.
E pyetur nëse kjo gatishmëri e Nismës për bashkëpunim me PDK-në është për koalicion apo vetëm për përfshirje në listë zgjedhore Balaj tha se “për të dyja jemi të hapura”.
Balaj la të kuptohet se në rast se nuk arrihet bashkëpunimi me PDK-së, Nisma nuk do të garojë në zgjedhje.
“Nisma nuk vazhdon vetëm, vetë nuk hyjmë në zgjedhje, ( pyetje: tërhiqeni nga pjesëmarrja në zgjedhje?) Mmm kaq mund të them deri më tani”, tha për rtv21 Alublena Balaj-Halimaj.
Gjatë ditës përfaqësues të PDK-së thanë për RTV21 se Limaj mund të jetë pjesë e listës së PDK-së por që ende nuk kanë diçka konkrete për këtë çështje përderisa sipas tyre nuk as edhe një kërkesë zyrtare nga Nisma/RTV21
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?