Kaloni te përmbajtja kryesore

Një banori në Leposaviq iu dogj prona, veç pse punon në një institucion të Kosovës

Një person në Tvrgjan të Leposaviqit është ankuar të shtunën se individë të panjohur ia kanë vënë flakën dy karrigeve në ballkonin e shtëpisë së tij.

Ai ka deklaruar se punon në një institucion në Republikën e Kosovës dhe dyshon zjarrvënia ka të bëjë me punën e tij.

Policia e ka cilësuar rastin si “Zjarrvënie”.

Gjatë së shtunës në këtë komunë është raportuar edhe një rast tjetër i zjarrvënies.

Tri vetura të një personi në Leshak të Leposaviqit janë djegur. Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe e ka iniciuar rastin, i cili është duke u trajtuar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button