Sot një javë zgjedhjet në veri, këtu mund ta gjeni qendrën e votimit

Sot një javë pritet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvende komunale në Zveçan dhe Leposaviq.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote se përmes makinës kërkuese të KQZ-së mund ta gjejnë qendrën e votimit në zgjedhjet e 23 prillit.

Procedura për këtë qëllim është e thjeshtë, duke shënuar vetëm numrin personal të identifikimit në makinën kërkuese që është vendosur në ueb faqen e KQZ-së në hapësirën Gjej qendrën tuaj të votimit, apo në vegzën direkte: https://eomp.kqz-ks.org/

Në këtë makinë kërkuese janë përditësuar të dhënat e listës votuese në përputhje me vendimin e KQZ-së për miratimin e listës së qendrave të votimit dhe lokacionet e tyre, i datës 14 prill 2023. Sipas këtij vendimi, numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto katër komuna është 19 me gjithsej 34 vendvotime, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta me gjithsej 6 vendvotime, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative me gjithsej 28 vendvotime.

Këto zgjedhje janë bojkotuar nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve, gjë që shton pikëpyetjet nëse mund të mbahen ato. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve, ndërsa në anën tjetër, nga partia në pushtet, LVV, kanë deklaruar se ato do të mbahen./21Media

Back to top button