Ambasadori francez: Zgjedhjet me këtë numër votuesish nuk sjellin zgjidhje politike

(Lajm i përditësuar)

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se zgjedhjet lokale me pak votues në Veriun e Kosovës nuk sjellin zgjidhje politike.

Ai ka shprehur keqardhje për mungesën e pjesëmarrjes së disa partive politike

Por ka thënë se pikë pozitive ishte profesionalizmi i Policisës ë Kosovës, KFOR’it dhe EULEX’it.

”Këto zgjedhje me kaq pak votues nuk sjellin zgjidhje politike. Na vjen keq për mungesën e pjesëmarrjes nga disa parti. Pika pozitive: profesionalizmi i policisë së Kosovës,  Kfor / EULEX. Tani duhet të zbatojmë marrëveshjen e Ohrit”, ka shkruar ai në Twitter.

Pas zgjedhjeve në veri reagon SHBA-ja

Zgjedhjet për kryetarë në katër komunat veriore të Kosovës si dhe për asamble komunale në dy komuna në veri, janë mbajtur në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, kështu ka thënë Ambasada e SHBA-së në Kosovë.

“Na vjen keq që jo të gjitha partitë shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike për të marrë në zgjedhjet e sotme. Pjesëmarrja në zgjedhje ndihmon për t’u siguruar që udhëheqësit janë përfaqësues të popullatës të cilës i shërbejnë. Votimi është një liri kritike e shoqërisë demokratike. Ne i njohim përpjekjet e zyrtarëve zgjedhore të Kosovës për t’i vënë në dispozicion vendvotimet për qytetarët që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, duke minimizuar pikat e mundshme të tensionit. Po ashtu shprehim mirënjohjen tonë për profesionalizimin e Policisë së Kosovës, Misionit të BE-së për sundimin e ligjit (EULEX) dhe KFOR-it për sigurimin e një mjedisi të sigurtë për zgjedhjet”, thuhet ndër tjera në reagimin e Ambasadës.

Ndërkohë nga Ambasada është thënë se do të angazhohen me të gjitha palët relevante për hapat e ardhshëm./21Media

Back to top button