Tatimi në pronë, kryetarët e komunave kërkojnë takim me kryeministrin Kurti

Rritja e tatimit në pronë mbi 100 për qind dhe propozimi i Qeverisë për faljen deri në 100 euro për këtë taksë, janë ndër shqetësimet kryesore të kryetarëve të Komunave.

Për këtë qëllim, kryetarët kërkojnë takim me kryeministrin Albin Kurti.

Në njoftimin e Asociacionit, thuhet se për të adresuar temat, shqetësimet, nevojat dhe kërkesat e Komunave të Kosovës, Kryetarët e Komunave kërkojnë takim me Qeverinë e Kosovës.

“Temat e propozuara në takimin tonë të përbashkët do mund të ishin: 1. Tatimi në pronë – Ligji i ri për tatimin në pronë si dhe mundësia e faljes së 100 euro përmes ligjit; 2. Procedurat e rekrutimit në shërbimin publik; 3. Të hyrat vetanake dhe buxheti për Komunat; 4. Pronat e administruara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe nga Agjencia e Pyjeve e që mund të jenë në interes të komunave; 5. Grantin e Katërt për Komunat, procedimin e ligjit për financa locale”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se kjo kërkesë, në emër të Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, kryetari i AKK-së Agim Aliu është adresuar tek kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ku ka kërkuar një takim mes Qeverisë së Kosovës dhe Kryetarëve të Komunave për të debatuar temat dhe çështjet që preokupojnë aktualisht Komunat e Republikës së Kosovës.

Back to top button