Kaloni te përmbajtja kryesore

8 vite te Liverpooli, Milner do t’i bashkohet Brightonit

Mesfushori i Liverpoolit, James Milner do t’i bashkohet Brightonit si lojtar i lirë gjatë merkatos verore, dhe lajmin e ka konfirmuar gazetari i “GOAL” Neil Jones.

Brightoni e ka fituar garën kundër të paktën tre klubeve të tjera angleze, përfshirë këtu edhe kampionin e Championshipit, Burnleyn, për të siguruar shërbimet e James Milner, raporton KosovaPress.

Kontrata aktuale e Milnerit me Liverpoolin skadon në fund të këtij sezoni, dhe “Të Kuqtë” nuk i kanë ofruar rinovim të kontratës mesfushorit anglez.

Aventura tetë vjeçare e Milner te Liverpooli tani është drejt fundit, ku 37 vjeçari përgjatë kësaj kohe arriti të bëjë 328 paraqitje dhe të fitojë plot gjashtë trofe.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button