Mehaj publikon sondazhe: FSK shënon rritje të besueshmërisë së qytetarëve

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka publikuar disa sondazhe sipas të cilave Forca e Sigurisë së Kosovës shënon rritje të besueshmërisë së qytetarëve.

Siç ka shkruar Mehaj në Facebook këto sondazhe janë  publikuar nga Qendra për Perceptime në Hulumtime të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI).

“Ky hulumtim vë në pah se 73% e shtetasve tanë besojnë në institucionin e sigurisë, që shënon një rritje prej 7% në raport me sondazhet e vitit 2021.Pra, Forca e Sigurisë së Kosovës perceptohet edhe nga ana e qytetarëve si organizatë që përmbush në plotni mision e saj kushtetues në garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjen territoriale.”, ka shkruar Mehaj./21Media

Back to top button