Kaloni te përmbajtja kryesore

Rrëzohet aksidentalisht nga pallati teksa po punonte, vdiq 60 vjeçari

Një 60-vjeçar ka vdekur ditën e sotme,  derisa ishte duke punuar në një pallat që ishte në ndërtim në lagjen ‘Uji i Ftohtë’ në Vlorë.

Ai dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

“Rreth orës 11:55, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasi A. P., rreth 60 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button