Ish-ministri Nenad Rikalo dënohet me 3 vite burg për korrupsion

Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se ka shpallur fajtor ishin ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Nenad Rikalo, duke e dënuar me 3 vite burgim efektiv lidhur me akuzat për korrupsion. Kurse, ish-sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, Kapllan Halimi, u dënua me 2 vite e 6 muaj burgim efektiv.
Po ashtu Rikalos dhe Halimit iu shqiptohet edhe dënim plotësues, me të clini ndalohet ushtrimi i funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej tre viteve, pas mbajtjes së dënimit me burgim të shqiptuar si në këtë aktgjykim.
Kurse, të akuzuarit Shefki Zeqiri, Ekrem Gjoka, Lindar Krasniqi, Shkelzen Morina, Leon Thaçi dhe Albana Zeqiri, lirohen nga akuza për shkak se nga dëgjimi i dëshmitarëve, ekspertit dhe provave të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk është vërtëtuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje./21Media