Rexhaj nga VV-ja thotë se thirrjet e ndërkombëtarëve janë të padrejta!

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj tha se thirrjet e ndërkombëtarëve janë të padrejta.
“Pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare që kërkojnë drejtpërdrejt zgjedhje të reja në veri, heqjen e Policisë nga veriu, dorëheqjen e kryetarëve, themelimin e një asociacioni i cili pra kërkon automi më të gjerë për serbët atje të cilën e tha edhe Escobar me një rast. Mendoj që megjithatë janë të padrejta dhe të padrejtës ne nuk mund t’i themi ndryshe pos në gjuhën që ekziston “e padrejtë”, tha Rexhaj këtë të enjte në emisionin “Click” në RTV21.
Megjithkëtë, deputeti i VV-së tha se Kurti ka telefonata dhe vizita me zyrtarë ndërkombëtarë dhe se janë për një zgjidhje të qëndrushme dhe politike, mirëpo sipas tij kur kërkohet një autonomi për serbët dihet cila është përgjigja./21Media