Kaloni te përmbajtja kryesore

Tahiri: Kur mungojnë burrështetas këndej dhe andej kufirit rrezikohen interesat kombëtare

Ish-krynegociatorja për dialogun Kosovë – Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar pas anulimit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive shqiptare, duke thënë se kur mungojnë burrështetas këndej e andej kufirit, rrezikohen interesat kombëtare, njofton rtv21.tv.

“Nga përplasja në shkëmb në përplasje mes nesh! Kur mungojnë burrështetas këndej dhe andej kufirit rrezikohen interesat kombëtare!”, shkroi Tahiri në një postim në Facebook.

Reagimi i Tahirit vjen pasi Edi Rama njoftoi se ka anuluar mbledhjen e dy qeverive në Gjakovë, pasi i kishte kërkuar Kurtit që ky takim të mos zhvillohet në instanca normale, por të jetë takim mes dy kryeministrave, ministrave të Mbrojtjes dhe atyre të Jashtëm.

Megjithatë, kryeministri Kurti kishte insistuar që mbledhja të mbahet si çdoherë tjetër, me të gjitha ministrat pjesëmarrës dhe pas kësaj të mbahet një takim ashtu siç e kërkoi Rama.

Rama nuk pranoi një gjë të tillë, çka rezultoi me anulim. Kjo është hera e parë që mbledhja mes dy qeverive shqiptare anulohet. /21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button