Kaloni te përmbajtja kryesore

Nëntë nxënës lëndohen si pasojë e një aksidenti me furgon në Pejë

Nëntë nxënës janë lënduar në fshatin Kliqinë të Pejës, pasi furgoni në të cilin ata gjendeshin është përfshirë në një aksident trafiku.

Nxënësit kanë pësuar lëndime trupore dhe më pas janë trajtuar në spitalin e Pejës. Pas trajtimit, ata janë liruar për në shtëpi.

Ndërkohë, shoferi që shkaktoi aksidentin është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Aksidenti ndodhi mesditën e së martës, njoftoi policia në raportin 24-orësh. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button