Kaloni te përmbajtja kryesore

Biserko: SHBA do që konfliktet në Ballkan të zgjidhen brenda këtij viti

Presidentja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko ka deklaruar se për Perëndimin aktualisht nuk janë prioritet të drejtat e njeriut, por politika e sigurisë.

“Të drejtat e njeriut dhe të drejtat demokratike nuk luajnë më rol sot, nuk janë prioritet, politika e sigurisë tani është e rëndësishme, interesat strategjike janë në radhë të parë, vlerat demokratike nuk janë më të rëndësishme.”, ka thënë Biserko në një intervistë për “Tageszeitung”, përcjell portali rtv21.tv.

Aduke komentuar situatën aktuale në Kosovë, Biserko ka thënë se SHBA do që të gjitha konfliktet në Ballkan t’i zgjidh brenda këtij viti.

“Synimi tani është padyshim që të zmbrapset ndikimi rus në rajon. Kjo ka prioritet. Ambasadorët amerikanë nga rajoni u takuan së fundmi në Tiranë dhe diskutuan për këtë. Logjika pas kësaj politike bazohet në besimin se nuk ka mbetur shumë kohë. Konfliktet në Evropë dhe mbi të gjitha në Ballkan duhet të zgjidhen deri në fund të vitit, sepse konfliktet gjetkë po bëhen gjithnjë e më të mëdha. Ka sfida të mëdha në mbarë botën.”, ka deklaruar ajo.

Derisa kur u pyet se a po tenton Vuçiq që përmes trazirave në Kosovë të largojë vëmendjen nga protestat në Beograd Biserko u përgjigj:

“Ushtria është dislokuar herë pas here me vite në kufirin me Kosovën. Kjo nuk është asgjë e re. Por është e qartë për të gjithë vëzhguesit se Vuçiq tani është përpjekur sërish të nxehë konfliktin në Kosovë.”, ka thënë ajo.

Sonja Biserko po ashtu ka thënë se Vuçiq përpiqet t’i pengojë serbët e Kosovës të integrohen.
Derisa ka komentuar edhe protestat kundër Vuçiqit në Beograd.

“Një pjesë e shoqërisë është e tronditur nga krimet e tmerrshme të kryera nga fëmijët dhe të rinjtë dhe përgjegjësia e medias dhe shoqërisë për këtë. Demonstratat ishin shumë paqësore, u shfaq një brez i ri. Janë bërë përpjekje për t’i margjinalizuar dhe bërë presion, por demonstratat do të vazhdojnë. Mesazhi më i rëndësishëm i kësaj lëvizjeje është: Njerëzit kanë humbur frikën. Presidenti Aleksandar Vuçiq nuk është në gjendje t’i kontrollojë ata . Pavarësisht ofendimeve se janë kriminelë dhe huliganë. Njerëzit janë të vetëdijshëm se sa e rrënjosur është kriza në shoqëri. Lëvizja ka shmangur adresimin e çështjeve të tilla si lufta në Ukrainë apo Kosovë.”, ka thënë ajo./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button