Nxënësi i përjashtuar plagos disa persona në një shkollë në Bosnje

Disa persona në një shkollë fillore në Lukavac të Bosnjë Hercegovinës janë plagosur nga të shtënat që kanë ndodhur mëngjesin e sotëm. Siç konfirmohet për Klix.ba, të shtënat janë kryer nga një nxënës i mitur, e cila është vënë nën kontroll nga policia.
Këtë informacion e ka konfirmuar për Klix.ba kryetari i komunës së Lukavacit, Edin Deliq, duke treguar se të shtënat janë kryer nga një nxënës.
Sipas mediave boshnjake, nxënësi qe i përjashtuar nga kjo shkollë më herët për sjellje të këqija.
Deliq tha se ai është vënë nën kontrollin e policisë dhe është dërguar menjëherë në komisariat.
Gjithashtu është gjetur edhe arma me të cilën ka kryer sulmin./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?