Arrestohet i dyshuari që dëmtoi kompaninë në vlerë mbi 20 mijë euro

Sot Policia e Kosovës ka arrestuar një person i dyshuar për dëmtimin në vlerë financiare mbi 20,871.24 euro të një kompanie private në Gjilan.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, ekziston dyshimi se i njëjti, duke vepruar në kundërshtim me autorizimet e tij ekonomike dhe duke keqpërdorur besimin e kompanisë, e ka dëmtuar kompaninë në vlerë financiare mbi 20,871.24 €.
Me këto veprime, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i besimit’’, nga neni 330 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I dyshuari L.V., me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale./21Media