Abdixhiku: Kurti nuk e bën dot Kosovën shtet evropian

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se “Kosova s’ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht”, për çka e ka fajësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe “grupin e tij ideologjik nga Tirana”.

Kreu i LDK-së ka thënë se derisa Kosova po e humb përkrahjen ndërkombëtare, Serbia “s’ka pasur kurrë më tepë përkrahje ndërkombëtare se sot”.

“Albin Kurti nuk e bën dot Kosovën shtet evropian. Ai, grupi i tij ideologjik nga Tirana, analistët e paguar e mediat e pushtetit janë në misionin e tyre ultim të përplasjes përfundimtare të shtetit. Në sinkron, i pari na dërgon drejt përplasjes, të dytit e bëjnë këtë çmenduri të duket bukur. E vërteta është e trishtë. Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht se sa sot. Serbia nuk kanë pasur kurrë më shumë përkrahje ndërkombëtare se sa sot. Ata po fitojnë. Ne po humbasim. Kauza e tyre e autonomisë territoriale në Kosovë po merr formë teksa ne mjaftohemi me të drejtën tonë në përballje me gjithë botën. Kosova ka një rrugë të re. Një që e dërgon shoqërinë tonë, gjeneratat e tashme e të ardhme drejt familjes euroatlantike. Një që fiton përballë Serbisë brenda e ndërkombëtarisht pa dallim. Kjo rrugë nuk ka Albin Kurtin në të. Këtë rrugë duhet ta bëjmë ne”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Abdixhiku ka thënë se në ditët në vijim do “ta prezantojë planin e LDK-së për kapërcimin e izolimit e krizës”./21Media

Back to top button