Hovenier reagon pasi një serbi në Istog i digjet shtëpia

ShBA ka dënuar djegien e një shtëpie në fshatin Veriq të Istogut, ku supozohej të banonte një serb i Kosovës. Ata kanë bërë thirrje që autoritetet e vendit ta hetojnë rastin.

Policia e Kosovës për portalin rtv21.tv ka thënë se ishte njoftuar për rastin të hënën, 10 korrik, në mëngjes nga fqinji i viktimës.

“Dje rreth orës 08:00 një fqinj i viktimës ka njoftuare se në fshatin Veriq një shtëpi është përfshirë nga zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe policia dhe pastaj kanë dalë edhe njësitet kompetente dhe eksperti i zjarrit”, ka thënë Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier sot ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku e ka xhiruar një video dhe e ka shpërndarë në llogarinë e tij në “Twitter”.

Hovenier tha se familja në fjalë ka të drejtë që të kthehet në pronën e tyre.

“Kjo shtëpi në Istog ka pësuar një zjarrvënie kriminale. E vizitova për ta parë vetë, me lejen e familjes, e cila synonte të kthehej në pronën e tyre. Unë e dënoj këtë sulm me zjarrvënie dhe këtë përpjekje për të frikësuar një familje që të mos ushtrojë të drejtën e tyre për t’u kthyer në shtëpinë e tyre”, ka shkruar ai në “Twitter”.

Ndërkaq për këtë rast ka reaguar e OSBE në Kosovë, duke e dënuar aktin.

 

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button