Osmani do të takohet me Stoltenbergun javën e ardhshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet më 7 shtator me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në selinë e NATO-s në Bruksel.
Në njoftimin e NATO-s thuhet se të enjten e 7 shtatorit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të presë Vjosa Osmani-Sadriun në takim.
Zyra për media e misionit paqeruajtës njoftoi po ashtu se Stoltenberg dhe Osmani pas takimit do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?