Sulmi ndaj familjes Muharremi në Medvegjë, reagon Bislimi

Pas sulmit ndaj familjes Muharremi në Medvegjë ka reaguar Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, teksa ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që ta monitorojë këtë situatë.
“Qeveria dënon ashpër aktet e vandalizmit dhe frikësimit ndaj familjes Muharremi në Medvegjë. Është shqetësuese dhe e papranueshme. Me sa duket për Vuçiqin çdo ditë pa ndonjë incident është një ditë e humbur. Serbia duhet të përmbahet nga aktet e dhunës ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, ka shkruar ndër tjera Bislimi në rrjetet sociale./21Media
1/2 🇽🇰Govt strongly condemns acts of vandalism & intimidation against the Muharremi family in Medvegja. It is concerning & unacceptable. Apparently for Vucic any day w/o an incident is a wasted day. Serbia should refrain from acts of violence against Albanians in Presheva Valley.
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) October 2, 2023