Osmani në CNN: Kosova është nën sulme

(Lajm i përditësuar)


Osmani në CNN: Kosova është nën sulme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se mungesa e ekuilibrit dhe drejtësisë në dialog ka inkurajuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që ta sulmojë Kosovën, pasi sipas saj, presidenti serb ka qenë i bindur se do të shpëtojë pa pasoja.

“Kosova është nën sulme”, ka thënë Osmani, teksa ka bërë thirrje që Milan Radoiçiqi, që u arrestua në Serbi e që është organizatori kryesor i sulmit të Banjskës në Zveçan më 24 shtator, t’i dorëzohet autoriteteve të Kosovës.


Osmani në CNN: Serbia të sanksionohet për veprimet e saj

Në një intervistë për Christiane Amanpor në CNN, presidentja Vjosa Osmani tha se akti i agresionit serb ishte i planifikuar, plan i ngjashëm me atë të Krimesë, për aneksimin e veriut.

Osmani ka deklaruar se mbrapa sulmit ka qëndruar aparati shtetëror me qëllime aneksimi, por policia e profesionale e ka penguar këtë plan.

“Është shumë me rëndësi që të sanksionohet e dënohet Serbia për veprimet e saj nga faktori ndërkombëtar. Çdo dëshmi tregon lidhjen direkte të shtetit serb me atë që ndodhi në veri të vendit. Armët që janë gjetur përdoren nga ushtria dhe shteti serb, e jo nga qytetarët serbë.  Vuçiqi do të vazhdojë ta përdorë narrativën e Millosheviqit”, ka thënë Osmani./21Media

Back to top button