A do të ketë fushatë zgjedhore për zgjedhjet e 14 nëntorit?

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi sot ka qenë i ftuar në emisionin CLICK i cili transmetohet në RTV21 dhe ka folur në lidhje me qështjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet e 17 tetorit.
Elezi ka theksuar se vëzhgimi i mediave atë ditë ka qenë me rëndësi për KQZ-në sepse i ka evidentuar parregullsitë.

Sipas Elezit përsa i përket qështjes së ankesave, mund t’i mbetet PZAP-së të vendos nëse do të ketë rinumërim të votave apo jo.

Meqenëse 21 komuna kanë shkuar në balotazh atëherë zgjedhjet e radhës do të mbahen me 14 nëntor dhe sigurisht do të vendoset që të mbahet fushatë zgjedhore./21Media

Back to top button