Çeku: Kriminelët në veri dihen

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrullah Çeku, deklaroi sot se kriminelët në veri tashmë dihen dhe se institucionet e sigurisë po bëjnë punë të jashtëzakonshme në identifikimin e tyre.

Ai ka thënë se tash radhën e ka Prokuroria, derisa tha se kriminelët kanë emër dhe mbiemër.

“Kriminelët në veri tash veçse dihen. Ata kanë emër e mbiemër. Institucionet e sigurisë po bëjnë punë të jashtëzakonshme në identifikimin e tyre. Tash është radha e Prokurorisë”, ka shkruar Çeku në Facebook.

Policia e Kosovës është sulmuar të hënën në Zveçan nga protestuesit serbë, derisa një veturë po pantrullonte. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani ka thënë se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. “Mund të konfirmojmë se, një veturë policore e cila ka qenë me detyrë zyrtare duke patrulluar në drejtim të komunës së Zveqanit, është penguar dhe sulmuar me mjete te forta nga protestuesit. Si pasojë e sulmit me mjete të forta (gurë), veturës i është thyer xhami, e cila më pas është larguar nga ai lokacion”, ka thënë Kelani.

Policia tutje ka thënë se rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button