Parashikimi i motit për sot dhe nesër në Kosovë

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se më 5 dhe 6 gusht do të mbajë mot i nxehtë me diell dhe vranësira.
Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditë parashihen të lëvizin ndërmjet 27-35 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.”, ka njoftuar IHMK./21Media

Back to top button