A e mbështet Përparim Rama planin për 4 parkingje kryesore në Prishtinë?

Përparim Rama nuk e mbështet planin për katër parkingje kryesore në Prishtinë.
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prishtinës, sonte në RTV21 ka thënë se mendon që ky plan nuk është mirë i studiuar.
“Ideja jonë është Prishtina si qytet 7 minutësh, e cila pikë kryesore e ka ridefinimin e qendrës”, ka thënë Rama.


Kujtojmë që, në Prishtinë në balotazh janë Arben Vitia nga VV dhe Përparim Rama nga LDK. Në raundin e parë të zgjedhjeve, Arben Vitia i ka marrë 42.5% të votave, ndërsa Përparim Rama 29.2% të votave./21Media

Back to top button