Rama: I kërkoj falje Arben Vitisë nëse dikush…

Përparim Rama, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prishtinës, sonte në RTV21 deklaroi se është habitur me qasjen e kundërkandidatit të tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia, duke iu referuar spoteve satirike të këtij të fundit.
“Në këtë kohë kur ne flasim për probleme serioze të kryeqytetit, për probleme që kanë impakt të drejtpërdrejt në jetën e qytetarit të Prishtinës, kjo garë duhet të merret me seriozitetin më të lartë”, u shpreh Rama në RTV21.
“Më ka penguar me thënë të drejtën kjo ironizimi”, shtoi ai.

Ndërkaq, ai pati edhe kërkim falje për kundërkandidatin e tij, Arben Vitia.

Kujtojmë që, në Prishtinë në balotazh janë Arben Vitia nga VV dhe Përparim Rama nga LDK. Në raundin e parë të zgjedhjeve, Arben Vitia i ka marrë 42.5% të votave, ndërsa Përparim Rama 29.2% të votave./21Media

Back to top button