A ka ndikuar Vjosa Osmani në rënien e LDK-së, flet Isa Mustafa

 

Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Dorëheqje e tij vjen pas rezultatit të dobët të LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në një konferencë për media, Mustafa gjithashtu iu përgjigj pyetjes se a ka ndikuar largimi i Vjosa Osmanit në rënien e rezultateve të LDK-së.

“Unë atë që e shoh tani nuk mund ta shpjegoj sepse kemi një gjendje që nuk është sprovuar akoma dhe se kemi pas kurrë, që të kemi ndryshime të tilla për një periudhë kaq të shkurtër kohore, mirëpo prapë mbetet çështje e frymës, mbetet çështje e qytetarëve dhe mbetet të presim se çka mund t’i ofrojë Qeveria e re këtij vendi”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka thënë se nuk kanë asnjë vërejtje sa i përket procesit zgjedhor, ndërsa shtoi se vota është vullnet i qytetarëve./21Media

Back to top button