Kurti thyen rekordin e Rugovës si më i votuari në zgjedhje

 

Dje në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme paralamentare. Në këto zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje aktualisht është duke udhëhequr me 48. 17%.

Partia e Albin Kurtit ka marrë 374.913 vota në nivel vendi. Kurse, Ibrahim Rugova ka qenë njeriu që kishte arritur të merrte më së shumti vota ndonjëherë në zgjedhje, në vitin 2001.

Në zgjedhjet e vitit 2001, sipas të dhënave në faqen e KQZ-së, LDK kishte marrë 359 mijë e 851 vota.

Ndryshe, gjatë javës pritet të numërohen të gjitha votat (edhe rreth 3%) si dhe votat me postë dhe ato me kusht./21Media 

Back to top button