A mund të shtyhet ndeshja Kosovë-Rumani? Flet Agim Ademi

Të reshurat e vazhdueshme të shiut e kanë rënduar jashtëzakonisht shumë fushën në stadiumin “Fadil Vokrri”, pak para ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë.

Kjo ka bërë që të ketë dyshime nëse kjo ndeshje mund të zhvillohet në këto kushte kur kanë mbetur pak më shumë se dy orë deri tek fillimi i saj.

Për mundësinë e shtyrjes së ndeshjes, ka folur për KosovaPress, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.

“Ndeshja do të zhvillohet, nuk besoj që do të shtyhet”, ka thënë i pari i FFK së në një përgjigje për kp.

Ndryshe, Kosova ka nevoje vetëm për fitore ndaj Rumanisë në mënyrë që mbaj gjallë shpresat për kualifikim në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.

Ndeshja është e paraparë të nis nga ora 20:45.

Back to top button