A po na merr Evropa trurin falas

Shumë të rinj në Kosovë, përgjatë viteve, janë aftësuar në profesione të ndryshme dhe të njëjtit po ikin nga vendi. Që i bie se Kosovës po i ikë fuqia punëtore.

Alban Hashani drejtor ekzekutiv në Institutin Riinvest sone në emisionin debatues “Click” në RTV21 tregoi se a po na merr Evropa trurin falas?!

“Në esencë i bjen që ne jemi kontribues neto në ndihmë të jashtme të Gjermanisë. Ato pare që i bjen Gjermania në Kosovë si ndihmë ne jem t’i i tejkalu ato shumëfish për shkak të njerëzve që po largohen në drejtim të Gjermanisë. Në këtë kontekst kostoja e shoqërisë për njerëzit që largohen është e madhe përtej krejt telasheve tjera që krijohen në treg. Me kanë racional me kohën përgjigja është se në jemi kontribues neto në këtë dinamikë”, tha ai.

Trendi i emigrimit të qytetarëve kosovarë, sipas shifrave zyrtare, është në rritje.

Sipas ASK-së, në vitin 2021 nga Kosova janë larguar mbi 42 mijë banorë. Në vitin 2020 – kur ka shpërthyer pandemia e koronavirusit – nga Kosova kanë emigruar mbi 8.000 veta; më 2019 mbi 34.000; më 2018 mbi 28.000./21Media

Back to top button